Filloi asfaltimi i rrugës Ngucat-Javor

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës, me fshatin Javor të Komunës së Suharekës. Asfaltimi i kësaj rruge, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa hapja e saj kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar, kurse sot ka filluar edhe asfaltimi.

Asfaltimin e kësaj rruge e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është shprehur i kënaqur me realizimin e këtij projekti, madhor për këto dy fshatra, pasi e shkurton lidhjen e tyre, por edhe lehtësohen lëvizjen mes dy fshatrave të dy komunave.

“Hapja dhe rregullimi i kësaj rruge, për këto dy fshatra që shtrihen rrëzë maleve të Berishës, ka qenë një kërkesë e kamotshme, e cila tani edhe po finalizohet me asfaltimin e saj dhe kjo e lehtëson lëvizjen mes dy fshatrave”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në Ngucat, me rastin e fillimit të asfaltimit të kësaj rruge.

Kjo rrugë, që lidhë të dy fshatrat e dy komunave, është e gjatë 1 mijë e 680 metra dhe është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Lajmet e Fundit