6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Filloi ndërtimi çerdhes publike në Kijevë të Malishevës

Në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i çerdhes publike për fëmijë, e cila do të jetë çerdhja e tretë publike në Komunën e Malishevës.

Gurthemelin e kësaj çerdhe, e kanë vënë, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj.

“Po bëhemi me tri çerdhe publike, por së shpejti do të kemi edhe më shumë çerdhe, dhe kjo është e mirë, pasi me këtë ju mundësojmë nënave dhe motrave tona ti dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në të njëjtën të punojnë, e po ashtu edhe fëmijët do të kenë më shumë mundësi, të socializmit të tyre”, ka thënë Begaj me rastin e vënies së gurthemelit për këtë çerdhe.

Edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e ka vlerësuar shumë lartë punën e komunës, sidomos për ndërtimin e çerdheve publike, përmes së cilave u mundësohet nënave që punojnë, por edhe nënave tjera, që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe, përderisa janë të angazhuara në kryerjen e punëve të tyre.

“Është kënaqësi për mua që sot jam këtu, në fillimin e ndërtimit të kësaj çerdhe, dhe me këtë rast e përgëzoi Komunën e Malishevës, dhe i uroi të gjitha nënat, pasi ndërtimi i kësaj çerdhe, është lehtësim për të gjitha nënat e kësaj pjese të Malishevës”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit