9.5 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Fillojnë ndërhyrjet emergjente në kullën e Pjetër Prenkpalaj në fshatin Zym të Hasit

Kanë filluar ndërhyrjet emergjente në kullën e Pjetër Prenkpalaj në fshatin Zym të Hasit.

Ky projekt po realizohet në zbatim të programit “Masat Preventive – Intervenimet Emergjente” të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore në rrezik.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha tha se kulla e gurit e familjes Pjetër Prenkpalaj e ndërtuar në shekullin XIX nga aspekti arkitektonik, i përket shtëpi-kullave me çardak të punuar prej druri.

“E vendosur mbi kodër ka pozitë dominuese mbi fshatin Zym, duke u shndërruar në pjesën përbërëse të peizazhit të fshatit. Kjo kullë prej guri veçohet për nga teknika e ndërtimit të muratimit të thatë (pa llaç) të mureve mbajtëse, teknika tradicionale e muratimit me thupra të mureve ndarëse në etazhe, punimet të drugdhendjes të jastëkëve (kapiteleve) të shtyllave të çardakut, rafteve, dyerve, dritareve, parmakëve prej druri të dritareve, etj”, tha ai.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të jashtme

“Si rezultat i vjetërsisë së ndërtesës, mungesës së ndërhyrjeve konservuese dhe braktisjes, kulla e familjes së Pjetër Prenkpalaj është në gjendje shumë të keqe fizike dhe rrezikohet nga dëmtimet e mëtutjeshme që mund të rezultonin edhe me rrënimin e tërësishëm, andaj është bërë pjesë e këtij programi emergjent”.

“Dëmtimet e përgjithshme të kësaj kulle kanë të bëjnë kryesisht me destrukturimin dhe humbjen e pjesëve të strukturës ndërtimore, sidomos të çatisë e cila ka ndikuar në dobësimin e stabilitetit të gjithë ndërtesës”.

Hoxha njoftoi se, pas përfundimit të punëve përforcuese në këtë ndërtesë, si pjesë e programit të punës së institucionit që drejton është edhe hartimi i projektit për restaurim dhe konservim të kësaj kulle me tipologji të veçantë./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Më Shumë

Aksident mes tri veturash në Rahovec

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Rahovecit. Në pamjet e publikuara shihet se janë aksidentuar tri automjete. Nuk dihet për të...

Rahovec: Babë e bir rrihen nën ndikimin e alkoolit

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte në Rahovec ka arrestuar dy persona të dyshuar, babë e bir, pasi të njëjtit janë përfshirë në...

Lajmet e Fundit