5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Fillon Kuvendi i PD-së

Pas mbushjes së stadiumit “Air Albania” nga delegatët e PD dhe simpatizantë të partisë, Sali Berisha është ngjitur në tribunën kryesore, përmes brohoritjeve të mbështetësve.

Me propozim të tij, është mbledhur sot kuvendi kombëtar i PD, ku është paralajmëruar se do të ndryshohet statuti i partisë dhe do të shkarkohet kryetari Lulzim Basha.

Sipas verifikimit elektronik, nga 7500 delegatë që ka PD, kanë kaluar pozitivisht skanerin mbi 4000 delegatë.

Para nisjes së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë organizatorët e “Foltores” dhe Berishën se nuk i kanë firmat e duhura për të thërritur Kuvendin. Ai tha se për Kuvendin e 18 dhjetorit që është thërritur nga Kryesia kanë konfirmuar pjesëmarrjen 5259 anëtarë, ndërsa 1146 anëtarë kanë refuzuar./A2/

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit