12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Fillon shenjëzimi i rrugëve në Prizren

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike, në vazhdën e punimeve, ka filluar realizimin e projektit “Vendosja e Shenjëzimit Horizontal dhe Vertikal”, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të këtij projekti, në hyrje dhe dalje të Prizrenit janë vendosur shirita vibrues dhe shenjëzime horizontale e vertikale.

Sipas njoftimit, këto punime së shpejti do të realizohen edhe në fshatrat e komunës së Prizrenit.

Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion për të gjithë qytetarët./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Lajmet e Fundit