24.8 C
Prizren
E enjte, 18 Gusht, 2022

Filmi gjerman me Blerim Destanin në TIFF

Filmi gjerman me Blerim Destanin“Harms” është filmi gjerman i shfaqur në “Tirana International Film Festival”. Në premierë, të pranishëm një pjese e ekipit realizues, mes të tjeresh regjisori Nikolai Mullerschon, aktori kryesor Heiner Lauterbach dhe Blerim Destani.

Filmi trajton historinë e një të burgosuri, Harmsot, të cilit pas lirimit i duhet të përballet me një jetë të re, tërësisht ndryshe nga ajo 16 viteve para burgimit të tij.

Megjithatë, ai rikthehet sërish në botën e gangstereve për një grabitje banke, ku asgjë s’rezulton ashtu siç ishte planifikuar.

“Është një film mbi moralin, mbi të sotmen, lakminë, paranë dhe marrjen e vendimeve. Mbi besimin dhe nderin, por edhe mbi vendimmarrjen. Të gjithë ne marrim vendime çdo ditë dhe përpiqemi të marrim atë të duhurin. Pikërisht këtë trajton ky film”, deklaroi regjisori Nikolai Mullerschon, transmeton TCH.

“Personazhi im del nga burgu pas 16 vitesh dhe nuk di më asgjë për gjithçka. A mund të imagjinoni të jesh 16 vjet në qeli, sidomos në ditët tona kur gjithçka ecën shpejt? Del jashtë dhe gjithçka ka ndryshuar. Dëshiron të blejë cigare, të cilat tashmë shiten në automate, ndërsa për herë të parë pa një celular”, tha Heiner Lauterbach, vetë Harmsi në filmin me të njëjtin titull.

Blerim Destani, gjithashtu në një prej roleve protagonist në këtë film, shtoi: “Për mua ka qenë një eksperiencë e veçantë që të luaj përkrah një Lauterbach, një superstar që ka bërë mbi 250 filma në Gjermani dhe një prej regjisorëve më të famshëm në vend. Unë në këtë film kam një pjesë ku luaj një karakter turk. Është një film përsa i përket besimit në shoqëri. Një dramë e një personi që del nga burgu dhe nuk e kupton jetën e tashme e shpresoj që t’i pëlqejë publikut këtu”.

Blerim Destani, Heiner Lauterbach dhe regjisori Nikolai Mullerschon kane realizuar nje tjeter film “Frau” , i cili se shpejti do te shfaqet premiere ne Gjermani.

Më Shumë

Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë, përfundojnë në spital e më pas ndahen

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me...

Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët në Bruksel me sekretarin e NATO-s, ka kërkuar anëtarësimin e vendit tonë në këtë...

Lajmet e Fundit