7.8 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Fundi i Enver Hasanit në Kushtetuese

Më 18 prill do të dihen kandidatët, të cilët pretendojnë të zëvendësojnë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe gjyqtarin, Kadri Kryeziu, të cilëve u përfundon mandati më 25 qershor. Pavarësisht kësaj, subjektet politike opozitare po kërkojnë që kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, të largohet nga ky post para se t’i përfundojë mandati, duke e vlerësuar dëmin nga prezenca e tij secilën ditë. Madje, shkarkimi i Hasanit do të jetë edhe një nga kërkesat kryesore të protestës së 18 prillit e organizuar nga opozitarët.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka sqaruar se deri më 15 prill do të jetë e hapur thirrja publike për të paraqitur nominimet për kandidatët që pretendojnë të zëvendësojnë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin, dhe gjyqtarin, Kadri Kryeziu.

“Jemi në pritje të aplikimeve deri më 15 prill, mandej duhet të pritet edhe dy ditë për aplikimet e mundshme me postë, kështu që deri më 18 prill nuk ka asgjë në këtë”, ka sqaruar Krasniqi.

Megjithatë, partitë opozitare kanë thënë se Hasani duhet të largohet para se t’i përfundojë mandati më 25 qershor…/zeri/

Më Shumë

Sot në Prizren nis spektakli i basketbollit

Nga sot deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të bëhet epiqendër e basketbollit, me dy turne të rëndësishëm që priten...

Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec

Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Sipas informacioneve të siguruara nga...

Lajmet e Fundit