6.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Fury pritet të fitojë mbi 120 milionë euro për një vit nëse pranon duelin me Joshuan

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Tyson Fury pritet të fitojë më tepër se 120 milionë euro brenda një viti nëse pranon duelin me britanikun Anthony Joshua, shkruan “The Sun” të hënën, transmeton Koha.net.

Fury të shtunën mbrëma në Las Vegas mposhti me ndërprerje në raundin e shtatë amerikanin Deontay Wilder, duke ia rrëmbyer titullin WBC.

Fury do të fitonte para të mëdha në rast se vendos për përballje për unifikim të gjithë titujve me britanikun Anthony Joshua. Joshua ka titujt në versionet, WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Për meçin ndaj Wilderit, raportohet se Fury ka fituar së paku 35 milionë euro. Por, përballja eventuale me Joshuan do të kishte dukshëm më tepër para, së paku 90 milionë euro.

Po ashtu Fury pritet të rrisë dukshëm të hyrat nga sponsorët, pas rikthimit të titullit të botës.

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Kujtohet Komandant Malisheva në 25-vjetorin e rënies

Me një akademi përkujtimore, në Malishevë u shënua 25-vjetori i rënies së dëshmorit Agim Milaim Elshani – Komandant Malisheva. Aktiviteti u organizua nën përkujdesjen...

Lajmet e Fundit