3.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Gashi, Hoxhës: LDK-ja nuk e blenë lirinë e mediave

NderimGashi-LDKZëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi nuk pajtohet me konstatimin e anëtarit të tyre, Ridvan Hoxha se gjatë fushatës zgjedhore janë injoruar mediat. Ai thotë se LDK-ja vazhdimisht i ka respektuar mediat.

“E ka plotësisht gabim Ridvan Hoxha. Ne në vazhdimësi i kemi respektuar mediat dhe jemi sjell korrekt me media”, thotë Gashi për “PrizrenPress”.

Anëtari i LDK-së, Ridvan Hoxha ka akuzuar partinë e tij se gjatë fushatës zgjedhore i ka injoruar mediat dhe se nuk ka pasur koordinim të mirë me qytetarët.

“LDK-ja i ka injoruar mediat dhe nuk ka pasur komunikimi me qytetarë, grupe interesi dhe shoqërinë civile”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, Gashi nuk pajtohet me këtë vlerësim të Hoxhës.

“Në qoftë se Ridvani ka menduar me i dhënë para mediave, në nuk e kemi atë qasje,për të blerë mediat e lira”.

“Sa i përket komunikimeve me qytetarë dhe grupe tjera , fushata jonë s’ka qenë shumë mediatike, por kemi kontaktuar me shumë grupe të qytetarëve dhe as që mundet me u krahasu fushata jonë me rivalin. Ne kemi qenë shumë aktiv, kemi pas shumë ma shumë takime.”

Gashi sugjeron Hoxhën që kur të merret me analiza të zhvishet nga grupet e tjera politike.

“Por “analisti” Ridvan Hoxha ka harruar me përmend, milionat e “Qeverisë Thaçi”, që kanë qarkulluar në Prizren”.

“Nderhyrja e kryeministrave të vendeve të rajonit, pakicat nacionale që u shantazhuan nga “Qeveria Thaçi” etj.“

“Në detyrën e re që ka marrë Ridvani, të qenurit analist , duhet me qenë para se gjithash edhe i pavarur dhe mos mu ndiku nga grupet e tjera politike, apo me thënë në gjuhen e tij, parapolitika”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Brenda 24 orëve 55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me të...

Platforma “Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin...

Lajmet e Fundit