11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Gashi: Qeverisja aktuale e Prizrenit, storja më e keqe në 50 vitet e fundit

 

Zyrtari i lartë i PDK-së, Kujtim Gashi, në debatin e RTK-së, ka folur edhe për qeverisjen e Prizrenit.
Në një diskutim me deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, Gashi tha se keqqeverisja në Prizren dhe ajo në Prishtinë, janë fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes.

Ai tha se retorika e Vetëvendosjes kundër dukurive negative, përballë aferave të qeverisjes së saj në Prizren dhe punësimeve partiake joligjore në Prishtinë, janë fakti më i mirë i hipokrizisë së saj kundruall qytetarëve.

“Komuna e Prizrenit në këtë mandat është storja më e keqe e qeverisjes në 50 vitet e fundit në Kosovë”, theksoi ministri i Kulturës, i cili vjen nga Dega e PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi.

Duke iu drejtuar deputetes së Vetëvendosjes, Gashi tha se pse partia e saj në publik flet kundër Devollëve, ndërsa në anën tjetër merr financa nga ta.
Në vazhdim të diskutimit, zyrtari i lartë i PDK-së bëri të ditur se në listën e kandidatëve të PDK-së nuk do të ketë asnjë njeri me aktakuzë.

Ai shtoi se luftën kundër korrupsionit, PDK-ja e ka dëshmuar me veprime konkrete, ndërsa të tjerët e kanë vetëm retorikë.

Gashi ka folur edhe për LDK-në.
“Isa Mustafën nga posti e kryeministrit e kanë rrëzuar 7-8 deputetët e partisë së tij, të cilët nuk e kanë votuar atë për kryeministër dhe më pas nuk e mbështetën në vendimet e mëdha që duhej t’i merrte qeveria”, tha Gashi, në debatin televiziv që u zhvillua në RTK midis përfaqësuesve të subjekteve politike, në përgjigje të akuzave të Bajram Gecajt të LDK-së.

“PDK-ja i ka bërë kryeministra disa liderë partish, ndërsa pas tetorit të këtij viti, kryeministër i Kosovës do të jetë Kadri Veseli”, theksoi Gashi.

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit