11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Tri aktakuza kundër tre personave në Prizren

Tri aktakuza kundër tre personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, në 24 orët e fundit.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq,  katër persona janë ndalur për 48 orë, shkruan “PrizrenPress”

 

Raporti i Prokurorisë pa ndërhyrje

 

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në

Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar katër (4) persona, në katër raste të ndara.

Në rastin e parë, është ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar

se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Në rastin e dytë, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, një (1) person për

shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje” sipas KRPK-së.

Në rastin e tretë, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar

se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës

kufitare” sipas KPRK-së.

Ndërsa, në rastin e katërt, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit

të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KRPK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1)

kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person, për shkak të dyshimit

të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KRPK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e

Përgjithshëm janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll

ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Më Shumë

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Lajmet e Fundit