14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Gashi: S’ka marrëveshje për bashkëqeverisje LDK-PDK

ArbenGashi-LDKDeputeti Arben Gashi, pjesëmarrës në takimin e fundit të zhvilluar mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, mohon pajtimin e këtyre dy liderëve për një bashkëqeverisje të mundshme pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Gashi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se gjatë këtij takimi është biseduar vetëm për reformën zgjedhore dhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Unë isha pjesëmarrës në takimin Isa Mustafa – LDK dhe Hashim Thaçi- PDK dhe deklaroj se nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje LDK me PDK”.

“Mediat të ndalin spekulimet e pabaze lidhur me takimin e Mustafës me Thaçin lidhur me datën e zgjedhjeve dhe reformën zgjedhore”.

“Nuk ka kurrfarë marrëveshje me Thaçin për bashkëqeverisje. Biseda ka qene për të dakorduar hapat për reformë zgjedhore dhe afatin e zgjedhjeve, asgjë tjetër”.

“A mendoni se Thaçi do ishte takuar me opozitën nëse do ishte i sigurt se nuk do të shkarkohet me mocionin e votëbesimit?”, pyet deputeti Gashi ndërsa thekson nevojën e shkuarjes në zgjedhje sa më të përgatitur.

“Është në interesin e Kosovës që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë, sepse LDK dëshiron të ofrojë qeveri kredibile të pakontestuar për mandat të plotë. Prandaj duhen bërë përgatitjet e duhura dhe me kohë, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtarë në çdo qendëvotimi”.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Lajmet e Fundit