Gati për “PrizrenFest”, edicioni parë i teatrit ndërkombëtar

Për herë të parë këtë vit, nis edicioni më i ri i festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur, i quajtur “Prizren Fest”.

Nga 31 korrik deri me 4 gusht, në Prizren, të gjitha ata që e pëlqejnë teatrin, kanë mundësi të jenë pjesëmarrës në edicionin e parë të festivalit, që organizohet nga artistë elitë të Kosovës, dhe nën patronatin e kryetarit të komunës të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në njoftimin  e organizatorëve, shkruan se nga data  31 korrik deri më 4 gusht, “Prizren Fest” do të sjellë  artistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Turqia, Italia, Rumania dhe Franca.

“Kësaj liste i shtohen edhe shumë artistë dhe profesionistë të artit vendor, të cilët do të qëndrojnë në Prizren gjatë gjithë festivalit”, deklaron Rozi Kryeziu, një nga organizatoret e këtij festivali.

Themelues të festivali janë aktorët Adrian Morina, Shkelzen Veseli dhe Zana Duraku.

Në anën tjetër, për pesë ditë nga 31 korriku deri me  4 gusht,  festivali ndërkombëtar i teatrit “PrizrenFest”,  me një program të veçantë, do të mbahet në vendet më të bukura të trashëgimisë.

Në natën e hapjes së festivalit më 31 korrik, prej orës 21:00, në Kalanë e Prizrenit, do të  prezantohet trupa e Teatrit Kombëtar të Bosnje e Hercegovinës me shfaqjen e regjisorit të njohur Dino Mustafiq.

Sidoqoftë, Kryeziu deklaron se për shkak të programit të ngjeshur dhe aktiviteteve të shumta, është e rëndësishme që pjesëmarrja e atyre që duan të jenë  prezent si publik në këto shfaqje, konfirmohet paraprakisht.

Ndërkohë, ambientet ku do të mbahet edicioni i parë i këtij festivali të teatrove janë Kino Lumbardhi, Kalaja e Prizrenit, Lidhja e Prizrenit, Kino Plato dhe sheshi i Lidhjes së Prizrenit.RTK

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit