7.4 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Gëzim Ajgeraj, autori 122 veprave letrare

Më së vështiri është të shkruash për një njeri të madh që tashmë ka bërë emër në letërsinë shqipe dhe zvicerane. Njeriun që në Zvicër e çmojnë dhe respektojnë si një penë të dytë të letrave shqipe , në vendlindje “shkrimtarët shokë” nuk harrojnë t’ ia qesin këmbën” që të mos e njohin këtë vlerë kaq madhore të artit.

Ky personaliet që shpirtin e zemrën e mbanë në Kosovë e trupin dhe punën e dergjen në Alpet zvicerane është shkrimtari tashëm me nam Gëzim Ajgeraj.

Ai tani në këtë muaj botoi edhe tri libra për të rrumbullakuar jo më pak se 122 vepra autoriale të botuara.
Ajgeraj është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës, i shpërblyer me mirënjohje të veçantë në Zvicër e në Kosovë,

Ai tashmë ka krijuar karizmin e tij të penës dhe kjo tashmë në perëndim e ka bërë personaliet të respektuar.
,Ai duke ditur se është tashmë si personalitet i madh i letërsisë pos zhanrit të poezisë ,romanit për fëmijë ka hyrë edhe në zhanret më të vështira letrare në kritikën letrare dhe në analizat letrare që si dromca shpirtërore ia rrisin frymën e tij atdhetar.
Ai mund të thuhet se është poet i atdheut, ngase me frymën tij bie ngritet kudo .

Mirëpo, pena e tij tashmë po prek edhe mjet e kritikës letrare.

Ai lidhur me artin në mes tjerash pohon: “Arti si tërësi, historikisht ka çaluar ose edhe ka vuajtur nga politika. Ajo gjithmonë është munduar ta ndrydhë atë, ta dirigjojë e ta drejtojë, po pse jo edhe t’i infiltrohet brenda, më tepër duke e dëmtuar se sa duke e ndihmuar për të qenë art i mirëfilltë dhe i pastër.

Si e tillë, mund të thuhet se politika për artin është një lloj virusi, i cili në të shumtën e rasteve e degradon atë. Pavarësisht se këto dy nocione shpeshherë kanë kontradikta në mes vete, ato qëndrojnë shumë afër njëra – tjetrës, duke pasur parasysh dozën e krijuesitse sa arrin t’i përafrojë apo t’i largojë nga njëra – tjetra. Pra, thënë më qartë, gjithmonë çështja lidhet në faktin se sa një krijues është i politizuar apo i depolitizuar, brenda zhvillimeve të kohës që lidhen me rrethin e tij ku jeton dhe vepron.

Sipas nesh këto dy nocione duhet t’i ndajmë mirë nga njëra – tjetra, për t’u çliruar, fillimisht, si krijues nga ndikimet e rrjedhave politike; e së dyti, për ta bërë artin e lirë dhe të pavarur nga ndikimet e politikave të kohës. Për kushtet dhe rrethanat që u zhvilluan dhe po zhvillohen te ne, ky fenomen shihet gati si i pamundshëm për t`u aplikuar. E para, sepse krijuesi është e pamundur të qëndrojë indiferent ndaj zhvillimeve të kohës dhe, e dyta, varshmëria ekonomike e krijuesit, e shtynë shpeshherë atë, që të përafrohet me politikën. Dhe, si i tillë, krijuesi në një formë apo tjetër, do të bjerë viktimë dhe i ndikuar nga zhvillimet përreth tij. Do t’i hedhim një vështrim këtij fenomeni me zhvillimet brenda hapësirave tona, për ta zbërthyer çështjen dhe problemin nga praktikat dhe situatat e hapësirave krijuese te ne.

Të jesh letrar sot dhe të gjendesh jashtë rrjedhave dhe zhvillimeve politike është tepër e vështirë, apo gati edhe e pamundshme” shkruan ai.Poezia e tij është një nga ato poezitë që kur ta lexosh të detyron të pëlotesh, Pastaj romani i tij të detyron të rikthehesh në dhembjen e kombit të kohës së helmimeve masive, të luftës të krenarisë, Të gjitha këto e përbëjnë opusin e paepur letrar të këtij shkrimtari, Tashmë jeta e sporvoi jashtë atdheut.

Por, ai mbetet pena më produktive e letërsisë së dekadës së fundit, Prizreni me emrin e tij tashëm duhet të ndihet krenar, sepse ai është e do të mbetet personaliteti i madh i letrave, humanist i palodhur, e mbi të gjitha mbetet zë që nga Alpet e ngrit ndjenjën e atdhedashurisë në Vërrinin e tij piktoresk.

Është radha që nga organet komunale të mendohet të shpallet “Qytetar Nderi” siç po bëjnë edhe shtetet e perëndimit qoftë edhe për kosovarë. Për një titull të këtillë Gëzim Ajgeraj, i ka hiq më pak se 77 suksese të renditura.Por, mbetet e organeve komunale që tashmë të mendojë këtë nder t’ia bëjë qytetit. /Qazim THAÇI/

Më Shumë

Fëmijët e Anna Oxës marrin shtetësinë shqiptare

Fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa, janë pajisur me pasaporta shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius

Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit