Gjenden dy mjete të pashpërthyera në lagjen “Arbanë” të Prizrenit

Policia e Kosovës, dje, ka pranuar një informatë që në lagjen “Arbanë” të Prizrenit janë gjetur dy mjete të dyshuara të pa shpërthyera.

Një ankues mashkull i komunitetit shqiptar ka informuar se në skaj rruge kishte hasur në dy mjete të dyshuara të pa shpërthyera, shkruan PrizrenPress.

Njësit përkatëse policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit