9 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Gjenden në Berlin ditarët e vjedhur të John Lennonit

Ditarët e John Lennonit janë gjetur në Berlin, dhe janë mes njëqind gjësendeve të vjedhura që u përkasin The Beatles, e që i ka gjetur policia.

Ditaret e Lennonit aktualisht gjenden në zyret qendrore të policisë – bashkë me dy palë syze ikonike të tij, si dhe një kasetë ku është incizuar koncerti i Beatles.

Ky koleksion i ishte vjedhur të vejës së Lennonit, Yoko Onos, më 2006.

Sipas BBC-së, mediat gjermane kanë raportuar se Ono i ka identifikuar këto gjëra nga fotot të cilat ia kishin shfaqur në konsullatën e Gjermanisë në New York.

Më Shumë

Lajmet e Fundit