Shuhet poeti i xhazit, Jon Hendricks

Vokalisti legjendar, Jon Hendrick ka vdekur të mërkurën në moshën 96-vjeçare.

Stili unik i këngëtarit i ndihmoi që të ngjitej në majat e muzikës botërore dhe shpesh cilësohej si “poet laureat i xhazit”.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar vajza e tij Aria për gazetën “The New York Times”.

Ai njihej gjatë viteve ’50-ta si pjesë e treshes së famshme Lambert, Hendrick dhe Ross.

Suksesin më të madh e kishte në karrierën solo kur më së miri shfaqi mjeshtërinë e stilit të vokalit.

Ai ishte i njohur për krijimin e vargjeve “aty për aty” të instrumentaleve shumë të njohura, përfshirë ato të “Count Basie Orchestra” dhe “Horace Silver Quintet”

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit