Gjenden tre kilogramë drogë në afërsi të shkollave në Prizren

Të hënën në rrugën “Elbasanit” në Prizren, gjatë planit operativ “Stop drogave në shkolla” është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 31 (tridhjetë e një), paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3.797 kg, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një veturë Golf V me targa vendore.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit