18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Rifat Krasniqi’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur i shtrirë në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është mashkull i moshës 52-vjeçar, trupi i të cilit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Vërmicë/ Në një ditë janë pajisur me polica sigurimi 2100 automjete të bashkatdhetarëve

 Në pikën kufitare të Vërmicës mes Kosovës e Shqipërisë, është shtuar numri i mërgimtarëve që vijnë nga vendet perëndimore për pushimet verore. Vetëm ditën e...

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Lajmet e Fundit