18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjendje e rënduar e rrugës Prizren-Prevallë, rregullimi po zgjat|Video

Rregullimi i rrugës Prizren-Prevallë po zgjat. Udhëtarët ankohen për gjendjen aktuale të këtij segmenti rrugor që është ndër më të frekuentuarit në rajon. Operatori ekonomik premton se përfundimi i kësaj gjendje do të bëhet brenda dy javësh.

Situata e krijuar në këtë rrugë, ndër më të frekuentuarat në çdo stinë, po u sjell mjaft shqetësime udhëtarëve. Operatori ekonomik thotë se ka punuar gjatë gjithë vitit, por me kapacitete më të vogla.

Përveçse rruga sjell telashe në trase, ky segment rrugor është edhe shumë i rrezikshëm, për shkak të rrëshqitjes së herëpashershme të gurëve.

Vendosja e rrjetave të sigurisë dhe asfaltimi i kësaj rruge pritet të përfundojë para fillimit të sezonit dimëror, thotë Bati Nebiu, mbikëqyrës i punimeve.

Në Prevallë operojnë shumë objekte hoteliere dhe biznese të tjera, ndërsa rruga është ndër më të frekuentuarat nga vizitorë vendorë dhe turistë të huaj. Bllokimet vetëm në 5 minuta në qarkullim, krijojnë kolona të gjata.

 

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, vodhën një lopë

Ditën e premte në Suharekë janë arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë vjedhur një kafshë. Kafsha në fjalë i është kthyer pronarit të vet. Kliko ...

13 vjet nga vdekja e policit hero Enver Zymeri

Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e policit hero, Enver Zymeri. Zymeri u plagos në kokë nga një plumb snajperi gjatë një aksioni të...

Lajmet e Fundit