19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Gjimnazistet kosovare me medalje argjendi në ShBA

Nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” vazhdojnë të jenë krenari e Kosovës.

Pas katër nxënësve që përfaqësuan Kosovën në Texas – SHBA e dy nxënësve në Amsterdam – Hollandë, dy nxënëse të kësaj shkolle, Erza Haliti dhe Majsara Beqiri të shoqëruara nga mësuesja Alma Erden, u shpërblyen me medalje argjendi në “Genius Olympiad 2015” në SHBA për punën e tyre serioze në fushën e shkencës.

Projekti shkencor i nxënëseve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në fushën e përftimit të ujit të pijshëm tërhoqi vëmendjen e jurisë.

Megjithëse sapo kanë mbaruar klasën e X, serioziteti dhe aftësitë e dy të rejave kosovare arriti t’i sjellë Kosovës një medalje argjendi.

Nxënëset tona përveç suksesit në projektin shkencor prezantuan dhe traditën dhe kulturën tonë kosovare në SHBA.

Kjo medalje vjen nga një olimpiadë e cila synon të zbulojë gjeni të rinj në fusha të ndryshme.

Ja disa të dhëna interesante:

Janë dorëzuar 1197 projekte disa prej të cilave; 502 ishin projekte shkencore, 169 art, 111 shkrim kreativ, 47 design, 13 muzikë.

69 shtete aplikuan, 935 projekte nga Bota, pjesa tjetër nga USA, 36 States të SHBA me 262 projekte, nga të gjitha këto; 408 projekte u pranuan (një prej të cilave dhe projekti i nxënëseve Kosovare) u pranuan 748 garues. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit