18.2 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Gjithçka në dorën e Vetëvendosjes

Kurti-Haradinaj14-14Rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit e kanë faktorizuar edhe më shumë Lëvizjen Vetëvendosje në skenën politike kosovare, vlerësojnë analistët. Sipas tyre përfshirja e VV-së në qeverinë e ardhshme të Kosovës së bashku me Bllokun LDK- AAK-NISMA, do të ishte e shëndetshme për ekzekutivin e ri, madje edhe duke e drejtuar dialogun me Serbinë.

Analisti Nexhmendin Saphiu, ka theksuar se nuk do të kishte asgjë të keqe nëse VV-ja do ta drejtonte dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, megjithëse kjo gjë sipas tij, më shumë do t’i shkonte përshtati të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Spahiu mendon se përfshirja e VV-s në qeveri , së bashku me bllokun LDK- AAK-NISMA, do të ndihmonte në krijimin e një qeverie stabile dhe do ta parandalonte shantazhimin e qeverisë nga “Lista Srpska”.

“Shumë më mirë do të ishte që jeta e qeverisë së ardhshme të varej nga VV-ja, sesa nga ‘Lista Srpska’. Duhet vlerësuar fleksibilitetin e treguar nga VV-ja, për dallim nga ajo që e kemi parë në të kaluarën kaluara, në raport me një temë siç është dialogu Kosovë- Serbi. Konsideroj që është shumë me rëndësi që VV-ja e ka kuptuar qe dialogu është në dobi të Kosovës. Nëse Serbia nuk do t’i ishte nënshtruar presionit të bërë nga ana e miqve të Kosovës, zyrtarët e këtij shteti në asnjë rast nuk do të pranonin të dialogonin me liderët kosovarë”, ka thënë Spahiu për Telegrafin.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi, ka theksuar se faktorizimi i Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike kosovare, është si rezultat i zgjedhjeve të 8 qershorit.

Sipas tij, kjo lëvizje, në pozitën të cilën ndodhet për momentin, e ka komoditetin që të vendos kushte përballë bllokut trepalësh.

“VV-ja së bashku me bllokun opozitar LDK, AAK dhe Nisma, është formula e cila do të garantonte ndërtimin e një qeverie stabile. Hyrja e VV-së në qeveri do ta mënjanonte fuqinë e ‘Listës Srpska’, brenda ekzekutivit të ardhshëm kosovar”, ka thënë Baliqi për Telegrafin.

Baliqi mendon se janë të mëdha gjasat që vendi përsëri të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, përsëritja e procesit zgjedhor nuk do të kishte dhënë ndonjë zgjidhje afatgjatë të ngërçit politik të krijuar në Kosovë pas 8 qershorit, veçse do të ishte një tentim për të improvizuar diçka.

Ndryshe, blloku trepalësh LDK-AAK-NISMA shpreson ende që ta përfshijë Lëvizjen Vetëvendosje në Qeveri, me pretendimin për ta drejtuar vendin në mandatin e ardhshëm, edhe pse disa tentativa për marrëveshje kanë dështuar.

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë të qartë Bllokut Opozitar se nuk do të pranojë të hyjë në Qeveri nëse nuk e lejojnë që ta udhëheqë Dialogun vetë.

Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se nga pesë kriteret që ka vënë kjo Lëvizje, ka mbetur vetëm edhe çështja e dialogut që të pranohet nga Koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Më Shumë

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit