Mavraj synoi Evropën për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike

Avni MavrajGjendja e rëndë ekonomike e shtyu Avni Mavrajn që t’ia mësyjë Evropës. Por ai nuk ia doli ngase u ndalua nga policia serbe, e cila e arrestoi me arsyen se është i kërkuar për vrasjen e serbëve në Pejë gjatë luftës së fundit, raporton KTV.

Avni Rrustem Mavraj nga fshati Staradran, komuna e Istogut, u arrestua gjatë mbrëmjes së të mërkurës në pikëkalimin kufitar Merdare.

Vëllai i Avni Mavrajt, Riza Mavraj, e ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë të ditur se vëllai i tij akoma gjendet në gjykatën e Leskovcit.

Ai ka treguar mesazhin telefonik që e ka marrë nga i vëllai. Sipas tij, Avniu ishte arrestuar edhe gjatë kohës së luftës. Riza Mavraj ka pohuar se akuzat ndaj vëllait të tij janë të rrejshme dhe pret që së shpejti të lirohet.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia arreston qytetarë të Kosovës, me akuza për vepra, të cilat pretendon se janë kryer gjatë luftës.

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit