9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Gjoshi: Procesi zgjedhor në duar të partive politike

BetimGjoshi-kqzAnëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e plotësojnë reformën e dëshiruar nga KQZ-ja, mirëpo, sipas tij, me këto ndryshime është përmirësuar teknikisht goxha shumë procesi zgjedhor.

“Mendoj se ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e plotësojnë reformën e dëshiruar nga KQZ-ja, por me këto ndryshime është përmirësuar teknikisht goxha shumë procesi zgjedhor”, ka thënë Gjoshi në një intervistë për “Epokën e re”, duke shtuar se gjatë leximit të dytë të këtij projektligji deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet t’i bëjnë disa përmirësime sa i përket numërimit të votave, sidomos atyre për kandidatë, ku duhet të ofrohet një transparencë më e madhe në mënyrë që të ruhen votat e kandidatëve.

Ai ka treguar se, pavarësisht sfidave dhe problematikave, ky institucion mund t’i organizojë zgjedhjet parlamentare edhe me ligjin e ri.

Gjoshi ka thënë se KQZ-ja do ta bëjë të pamundurën për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike.

“KQZ-ja çdoherë ka qenë e gatshme t’i organizojë zgjedhjet kurdo që është kërkuar një gjë e tillë. Edhe tani jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhje qoftë me ligjin aktual, por edhe me ligjin e ri. Të dy ligjet kanë një frymë demokratike të mirë”, ka thënë Gjoshi.

Megjithatë, ai ka thënë se i gjithë procesi është në duart e partive politike.

“Në mungesë të vullnetit politik ka devijuar procesi zgjedhor i 2010-s. Do ta bëjmë të pamundurën të kemi zgjedhje të mira, të cilat do t’i plotësojnë standardet demokratike”, ka deklaruar Gjoshi.

Më Shumë

Zhduket një burrë në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të Policisë në...

Totaj konfirmon pranimin e propozimeve të LDK-së për drejtorë të Ekzekutivit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se ka pranuar zyrtarisht emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për pozitat...

Lajmet e Fundit