13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Gjykata në Prizren dënon N. Fetahajn me 4 vjet burg për vjedhje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm, ia ka shqiptuar dënimin të akuzuarit N. Fetahaj nga Gjakova, prej katër viteve burgim efektiv si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) eurove.

Dënimi iu shqiptua të akuzuarit N. Fetahaj pasi u shpall fajtor, për veprën penale vjedhje e rëndë.

“I akuzuari me datën 25.02.2015 rreth orës 15:30 minuta në Prizren, në rrugën ”Zahir Pajaziti”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarës I. SH. – zingjirin e arit, në atë mënyrë që duke vepruar në mënyrë të rrezikshme apo të vrazhdë me forcë nga qafa ia merr të njëjtës zinxhirin e arit në vlerë prej 100,00 euro dhe ik nga vendi i ngjarjes”, thotë zëdhënësja e gjykatës Afërdita Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Lajmet e Fundit