4.3 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Një vendim i tillë ka ardhur pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative në konfliktin administrativ të paditëses-propozueses Partia Demokratike e Kosovës kundër të paditurës-kundërpropozueses ZRRE me seli në Prishtinë, për shkak të anulimit të vendimit Nr.077/22 të datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 me propozim për shtyrjen e ekzekutimit të të njëjtit, jashtë seancës me datë 08.04.2022 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses-propozueses PDK-së.

Shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022, i publikuar me datë 16.02.2022 të paditurës ZRRE me seli në Prishtinë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, thuhet në njoftim e Gjykatës.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në mars kishte parashtruar Padi kundër Vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), me të cilin janë aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Në njoftimin e PDK-së thuhj se “vendimi i ZRrE-së, meriton shqyrtim gjyqësor në gjykatën kompetente, pos tjerash, edhe për faktin e mos përfshirjes në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike – të katër komunave veriore, duke diskriminuar kështu qytetarët e pjesës tjetër të vendit”.

“ZRrE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit”, kishte njoftuar PDK, transmeton Telegrafi.

“Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të paditur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, vjen pasi Grupi Parlamentar ka parashtruar edhe kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, në të cilin do të hetohen vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë, veçanërisht në muajt e krizës energjetike në të cilën u keqpërdorën dhjetëra miliona euro, pa plan, pa strategji, pa transparencë dhe në mënyrë të kundërligjshme”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Më Shumë

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë. Bëhet fjalë për...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit