Gjykata refuzon padinë e SBASHK-ut për kompenzimin e orëve të humbura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar padinë e Sindikatës së Arsimit (SBAShK) që ka bërë ndaj Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

SBAShK-u me 4 mars e kishte dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore lidhur me vendimin e ministri Shyqiri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Drejtues të SBASHK-ut, kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit për këtë vendim.

Kujtojmë që tërë sistemi arsimor në Kosovë kanë mbajtur grevë për më shumë se tre javë me kërkesën për rritje pagash.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka dalë me vendim që orët e humbura për shkak të grevës të kompensohen duke mbajtur mësim gjatë pushimit pranveror, si dhe të mbahet procesi mësimor gjatë të shtunave, por kjo nuk u mirëprit as nga prindërit.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit