30.4 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Gjyqtarët e Kushtetueses nuk do t’i nënshtrohen vettingut

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i nënshtrohen vettingut, gjë të cilit do t’i nënshtrohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Mospërfshirjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në procesin e vetingut, njohës të sistemit të drejtësisë e arsyetojnë me atë se Gjykata Kushtetuese është gjykatë e re, e paraparë me Kushtetutë dhe e themeluar me një ligj të veçantë.

Procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë i nisur nga Qeveria, në fund të vitit të kaluar u bart në Kuvend. Për përgatitjen e bazës ligjore për vettingun dhe administrimin e tij u formua Komisioni ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar.

Kuadri ligjor pritet të finalizohet gjatë këtij viti. Kjo i hap rrugë fillimit të vettingut të cilit do t’i nënshtrohen gjyqtarë e prokurorë, por jo edhe gjyqtarët e Kushtetueses.

Në Shqipërinë fqinje, vettingu i kishte prekur edhe gjyqtarët e kushtetueses. Kjo praktikë është e rrallë dhe e panevojshme për Kosovën, thotë juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Vetingu edhe për gjyqtarët e Kushtetueses ka qenë karakteristikë për Shqipërinë. Por, në Kosovë një gjë e tillë nuk ka kuptim, sepse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë mandat të përhershëm siç janë gjyqtarët dhe prokurorët e rregullt. Emërohen nga Kuvendi i Kosovës përmes një procesi që kryesisht udhëhiqet nga Kuvendi. Pra, është e pakuptimtë të zhvillohet një proces i vetingut për një numër të caktuar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses që kanë mandat maksimumi 9 vite”, tha Miftaraj.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Nga ana e tij, profesori universitar, njëherësh ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se gjyqtarët e kushtetueses mund t’i nënshtrohen vettingut të fundit, ashtu siç ka ndodh në shumë vende.

“Për mos përfshirjen tash janë dy situata; e para, se Gjykata Kushtetuese është gjykatë e re në raport me gjykatat e tjera në vend. Dhe e dyta është se Gjykata Kushtetuese nuk është në kuadër të Ligjit mbi sistemin juridik të Kosovës, por është themeluar me ligj të veçantë apo “lex-specialis”. Për këtë arsye mund të vonohet, por më vonë edhe gjyqtarët e kushtetueses kanë për t’iu nënshtruar procesit të vetingut”, tha ai.

Mospërfshirja e gjyqtarëve kushtetuese në vetting përmendet edhe në Koncept dokumenti për zhvillimin e procesit të Vettingut. Aty, mes tjerash thuhet se “vettingu për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, do të nënkuptonte ndryshime të thella në Kushtetutë apo suspendim të neneve kushtetuese që flasin për përbërjen, mandatin, pavarësinë dhe organizimin e saj, rezultati i të cilave s’do të ishte përmirësimi i Gjykatës Kushtetuese, por bllokim i saj”./Radio Kosova

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

Lajmet e Fundit