5.8 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

Gola në fushë e grushta jashtë, derbi i Londrës spektakël pa fitues

Barazim 2-2 në derbin e zjarrtë të Londrës mes Chelsea dhe Tottenham, përballje që pati gjithçka brenda saj. Gola të bukur, raste flagrante të humbura dhe tension i madh, në fushë dhe në pankina, aty ku nuk mungoi përplasja Thomas Tuchel-Antonio Conte.

Vendasit dominuan pjesën e parë, të cilën e mbyllën në avantazh falë eurogolit të Kalidou Koulibaly (19’). Mbrojtësi senegalez shënoi fluturimthi pas krosimit të Marc Cucurella nga goditja e këndit.

Fraksioni i dytë i sfidës solli edhe “zgjimin” e skuadrës së Contes, ndërkohë që Raheem Sterling për vendasit dhe Harry Kane për ekipin udhëtues humbën mundësi të pastra për të shënuar.

Minuta e 68’ solli edhe golin e barazimit. Gjuajtja potente e Pierre-Emile Hojbjerg u ndal në rrjetë, gol që solli tension dhe përplasje në stolat e ekipeve.

Conte festoi afër pankinës rivale dhe u përplas me gjermanin Tuchel. Stafet ndërhyrë për t’i ndarë, loja filloi dhe Reece James riktheu vendasit në avantazh nëntë minuta më vonë pas asisit të Sterling.

Tuchel futi Armando Brojën në fushë në minutën e fundit, teksa gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë. Tottenham nuk u dorëzua dhe Harry Kane realizoi me kokë golin e barazimit në minutën e fundit.

Kapiteni i Spurs festoi me tifozët, ndërkohë që fundi i ndeshjes solli një tjetër përplasje me dy trajnerëve, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq në një sfidë që prodhoi gjithçka.

Më Shumë

I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës...

Këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm

Në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha fletëvotimeve. Bazuar nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, ku nuk...

Lajmet e Fundit