16.8 C
Prizren
E enjte, 29 Shtator, 2022

Mbyllet suksesshëm edicioni i 21-të i Dokufest-it

Shpallja e fituesve dhe ndarja e çmimeve në Prizren mbylli perden e edicionit të 21-të Dokufest-it, festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër.

Filmi më i mirë ballkanik është shpallur “Fabrika e punëtorëve” e Sërxhan Kovaçeviq, regjisor dhe kinematograf nga Zagrebi.

Ky film flet për punëtorët që në vitin 2005 morën fabrikën ITAS në Ivanac, një qytet jo shumë larg Varazhdinit në Kroacinë veriore, të cilët u bënë shembulli i vetëm i suksesshëm i vetë-menaxhimit të punëtorëve në Evropën post-socialiste.

Filmi më i mirë kombëtar është shpallur “Ka me kalu” nga Shqipëria, i Flonje Kodhelit. Çmimin e publikut e fitoi “Dashuria, markat gjermane dhe vdekja”, nga Cem Kaya, një autor gjerman me origjinë turke.

“A do të vijnë prindërit për të më pare” nga Mo Harawe nga Somalia u shpall më i miri në kategorinë ndërkombëtare të filmave të shkurtër.

I nominuari i Dokufestit-it për Akademinë Evropiane të Filmit (EFA) është ” “Kujtimet e një stuhie kthese” nga Sofia Georgovassili nga Greqia.

Drejtori artistik, Veton Nurkollari, tha për Radion Evropa e Lirë se është i kënaqur që e kanë kthyer formatin e festivalit ashtu siç ishte para pandemisë së koronavirusit.

“Ky festival ishte një nga më të suksesshmit dhe më të ndjekurit deri më tani”, tha ai.

Për nëntë ditë, në tetë kategori dhe dhjetë kinema, u shfaqën 270 filma. Nga ta, 109 filma garuan në të gjitha kategoritë.

Tema e festivalit ishte “Si të mbijetosh”.

Edicioni i 21-të i Dokufest-it u mbajt nga data 4 deri më 13 gusht në Prizren. /REL

Më Shumë

Prizrenasja që ishte shpallur e zhdukur bashkëjeton me një person në Gjakovë

Është gjetur një femër, e cila më 22 shator 2022, në Stacionin Policor Prizren, nga familjarët e saj është raportuar e zhdukur. Policia ka njoftuar...

Qeveria përballet me një tjetër krizë, sektori privat bëhet gati t’i hyjë grevës

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, bëri të ditur se tanimë janë në përgatitjet e tyre të fundit për të hyrë në...

Lajmet e Fundit