14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Guardiola, 1 milion euro bamirësi drejt Barcelonës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë një gjest të madh sot, duke dhuruar plot 1 milion euro donacion.

Strategu spanjoll i ka dërguar këto para në dy destinacione: Kolegji Mjekësor i Barcelonës dhe Fondacioni “Angel Solar Daniel”.

Pep Guardiola përfiton më shumë se 20 milion euro në vit pagë te Manchester City dhe duke parë situatën kaotike në shtetin e tij të lindje, ka menduar të kontribuojë me shumën e majme.

Këto para do të shfrytëzohen për të ndihmuar të prekurit nga Koronavirusi. Një gjest për t’u vlerësuar ky i trajnerit spanjoll të Manchester City.

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Lajmet e Fundit