16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Haaland zbulon ‘sekretin’: Çfarë piu në pjesën e parë për të shënuar katër gola?

Erling Haaland ishte mahnitës natën e kaluar, duke shënuar katër gola në fitoren e Borussia Dortmund në Hertha, transmeton Insporti.

Norvegjezi shënoi katër gola, të katër në pjesën e dytë në fitoren 5:2 të ‘Milionerëve’. Një nga talentët më të mëdhenj të botës vazhdoi të “tundte” rrjetat, dhe pas ndeshjes së pabesueshme ai bëri publikun të qeshë, duke zbuluar “sekretin” e shpërthimit në 45 minutat e dyta.

“Të them të drejtën, në pushimin e pjesës së parë piva një pije energjike dhe mora krahë, kështu që gjithçka ishte në rregull. Aksioni për golin e parë ishte i mrekullueshëm, goli i dytë ishte gjithashtu i bukur, në të tretin mendova se isha jashtë loje, por ai ishte gjithashtu i mirë. Të gjithë ishin të mrekullueshëm”, tha Haaland.

Natën e kaluar, Yusuf Mukoko bëri debutimin e tij dhe në moshën 16 vjeç ai u bë futbollisti më i ri që luante në një ndeshje të Bundesligës.

“Ai është talenti më i madh në botë. Më pëlqen të luaj me të. Ai është vetëm 16 vjeç dhe ka një karrierë të shkëlqyer përpara tij. Ai është shumë më i mirë se kur isha në moshën e tij. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Borussia”. /Insporti/

Më Shumë

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Lajmet e Fundit