12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Haki Abazi: PDK humb. VV e LDK rriten. AKR te shpija, Nisma befasi. AAK, super fushatë

haki-abazi1Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi në një bisedë për Gazetën Blic ka thënë se PDK-ja do t’i humbë këto zgjedhje. Sipas tij, Qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë pa PDK-në, e cila sipas tij do të shkoj në opozitë.

Sipas Abazit, rritje në këto zgjedhje do të kenë LDK-ja dhe Vetëvendosje, derisa thotë se befasia e zgjedhjeve do të jetë Nisma për Kosovën. Ai thotë Aleanca Kosova e Re nuk do ta kaloj pragun.
Sipas tij, partia e Pacolli më tepër është parti private dhe e interesave. Ai thotë se deri më tani AAK-ja është ajo që e ka fushatën më të mirë dhe më konkrete nga të gjitha partitë tjera.
Zgjedhjet referendum për Kosovën

“Zgjedhjet në Kosovë janë referendum për drejtësi apo thellim i imazhit të keq, ky është një udhëkryq i madh”, ka thënë Abazi.
Ai ka thënë se janë disa faktorë të patejkalueshëm në paraanalizën e fushatës.
Abazi i ka quajtur këto zgjedhje si të zorit dhe jo të radhës. “Është hera e dytë që PDK nuk po arrin të përfundojë mandatin”, tha ai.

“Zgjedhjet po mbahen pas kalimit të Ligjit për amnisti, pa ligjin për FSK, pas vendimit për Gjykatë Speciale, vetëm për Kosovën, pa liberalizim të vizave, me një draft MSA gjysmake të pa ratifikuar nga anëtarët e BE-së, pa njohje të reja, dhe pas marrëveshjeve të pazbatuara të arritur ndërmjet Thaçit dhe Beogradit, duke degraduar nga një shtet që ka shpallur pavarësinë në nivelin e negociatave që dikur kishte tentuar që t’i zhvillonte organizata Shen Egidio”, ka theksuar ndër të tjera Abazi.

Negociatat me Serbinë me atë Kushtetutë, na kthyen prapa

Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” thotë se formulimi Beograd- Prishtinë dhe fillimi i negociatave të Serbisë me EU me Kushtetutë ku përfshihet Kosova si pjesë integrale është dështim dhe kthim mbrapa në histori, sidomos pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ai shton se nga ky proces krejtësisht jokushtetues dhe joshtetformues, Kosova përballet jo vetëm me institucione të kapura dhe jofunksionale por edhe me një ekonomi të degraduar dhe me më pak kontroll ndaj resurseve të veta.

Në anën tjetër, sipas tij, zgjedhjet e javës së kaluar për Parlamentin Evropian dhe fitorja e euroskeptikëve ka rritur edhe më shumë pengesat për integrim dhe po vështirëson edhe më shumë arritjen e konsensusit evropian për integrime dhe angazhim të përbashkët.
“Dmth degradimi i shtetit ka bërë që të humbet shansi dhe koha e volitshme për progres të agjendës zhvillimore evropiane. Në këto zgjedhje po hyjmë me humbësin e qartë për gabimet dhe dështimet e bëra edhe ne planin e brendshëm dhe atë të jashtëm”, tha Abazi.

PDK po bënë fushatë të gërditshme

PDK siç thotë ai është bartëse e përgjegjësisë, sepse ka qeverisur bashkë me AKR-në dhe kanë shkatërruar premisat e konsensusit nacional për interesa strategjike.
“Kjo së bashku me dështimet e të dy mandateve të papërfunduara, premtimet e pambajtura e bëjnë planin e PDK-së zhurmë neveritëse dhe luksin e propaganda në televizione dhe kamioneta me ekrane digjitale, një fushatë që të bënë të gërditësh kur ke valë të varfërisë ekstreme, ikje dhe tentim për të migruar në Evropë dhe një sistem destimulues për investime. Natyrisht që sa më shumë që PDK bënë propagandë nga niveli i luksit, popullata e varfër do i mbyll sytë dhe veshët për të mos parë dhe dëgjuar refrenet e shtatë viteve të fundit”, ka thënë Abazi.
Nisma do të jetë sensacioni i zgjedhjeve

Ai ka vlerësuar që sensacion do të jetë NISMA. “NISMA do të jetë sensacion. Jo për përqindjen e lartë, por për mobilizimin e madh që kryesisht janë votues të PDK-së”, ka thënë ai.
Abazi ka paralajmëruar se Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi do të jetë sfidë e madhe edhe pse e heshtur tani, ajo prezanton një trup elektoral të radhitur dhe që përfundimisht shfrytëzon rastin për krijimin e një Republika Srpska të decentralizuar.

LDK VV në garë të ngushtë si në Prishtinë!
Haki Abazi ka thënë se LDK dhe VV janë në rritje të baraspeshuar dhe në anën tjetër në disproporcion sa i përket formës. Sipas tij, votuesit e LDK-së po zgjohen duke i dalë në përkrahje organizimit të LDK, por jo edhe si lidership. Ndërsa votuesit e VV-së, siç thotë ai kryesisht janë të përqendruar te lidershipi i Albin Kurtit, për shkak të besimit të madh dhe konsistencës në qëndrime dhe parime. Mendoj që do të jete një gare e ngushtë ndërmjet LDK-së dhe VV-së, njëjte sikur në rastin e Prishtinës,shkruan Gazeta Blic.

AAK po e bënë fushatë konkrete
Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers”, Haki Abazi thotë se AAK edhe pse e hendikepuar nga pozicionimi i liderit për t’u angazhuar si kryeministër pas kthimit nga Haga, si duket ka marrë mësimin nga zgjedhjet lokale dhe po bënë fushatë të fokusuar me qëndrime të qarta dhe premtime konkrete. “Sigurisht që në një moment do të kërkohet e gjithë formula e rritjeve dhe burimi i fondeve për rritjet e premtuara. Porm AAK mund të jetë befasi si në kohen kur ka qenë element i domosdoshëm për krijimin e qeverisë”, tha ai.

Më Shumë

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Vetaksident në Prizren- Vetura godet pemën, lëndohet një person

Vetaksidentohet një veturë në qendër të Prizrenit. Si pasojë shoferi i veturës ka mbetur i lënduar. Ai është përplasur me anësoret dhe më pas me...

Lajmet e Fundit