6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

“Hapësirat e përbashkëta” projekti i ri nga Autostrada Biennale

Tashmë është lansuar projekti i ri i Autostrada Biennale titulluar “Hapësirat e Përbashkëta” e cila mbështetet nga Ambasada e Amerikane në Prishtinë në kuadër të projektit Komisioni për Demokraci, dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit.

Është nënshkruar marrëveshje e bashkëfinancimit me Shaqir Totaj – Kryetar i Komunës së Prizrenit, Kelsey De Rinaldis – Ushtruese e detyrës së Zyrtares për Marrëdhënie me Publikun nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, dhe Leutrim Fishekqiu – Bashkëthemelues i Autostrada Biennale.

Si vazhdimësi e programit të edukimit dhe prodhimit të Autostrada Hangar në ITP Prizren, do të zhvillohet projekti i quajtur “Hapësirat e Përbashkëta”, i cili do të shërbejë si vend takim për të rinjtë dhe komunitetet e ndryshme, ku do të kenë mundësinë të kultivojnë komunikimin ndër-etnik mbi çështjet sociale, kulturore, ekonomike ose mjedisore në nivel lokal.

Përmes edukimit, trajnimit dhe prodhimit të hapur drejt ekspozimit, synimi i tyre është të zhvillojnë modele të reja të prodhimit kulturor që fuqizojnë sektorin krijues si një motor për zhvillim të qëndrueshëm.

Të rinjtë do të bëhen pjesë e dizajnimit dhe krijimit të hapësirave të përbashkëta, në këtë mënyrë ata do të bëhen pjesë e zhvillimit, për të sjellë diskutime dhe ndryshime pozitive. Ky program i edukimit do të jetë një mundësi unike për të rinjtë që t’i shprehin dhe realizojnë idetë e tyre.

Hapësira me dy studiot e saj, punëtorinë e dizajnit industrial dhe laboratorin teknologjik, përmes programit të saj të edukimit do të angazhoj ekspertë në fushat e tyre dhe do të ketë një ndikim afatgjatë tek të rinjtë për profesionet e së ardhmes në lidhje me artin, teknologjinë dhe inovacionin.

Më Shumë

Boksieri nga Prizreni, Elvin Sopaj debuton me fitore në boksin profesionist

Boksieri kosovar Elvin Sopaj ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Boksieri nga Prizreni mundi gjeorgjianin Kristan Zili qysh në rundin e dytë. Sopaj dukshëm ishte...

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për...

Lajmet e Fundit