18.4 C
Prizren
E hënë, 10 Mars, 2025

Hapet ekspozita, “Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren”

 

Në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren është hapur ekspozita ”Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut – Korçë” nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Korçë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Në kuadër të zbatimit të kalendarit të përbashkët kulturor vjetor të nënshkruar nga ana e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi dhe ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir duke mirëpritur ekspozitën me temë ”Grafika nga Trashëgimia Kulturore e Qarkut – Korçë” nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore – Korçë.

Samir Hoxha, shef i Kabinetit të ministrit të Kulturës Kujtim Gashi, në fjalën e tij tha se “nga nënshkrimi i kalendarit kulturor, kjo ekspozitë është një nga shumë aktivitetet të cilat pritet të realizohen gjatë këtij viti nga ana e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë nga të dyja anët e kufirit”.

Hoxha ndër të tjera ka thënë se “aktivitete dhe bashkëpunime do të ketë edhe nga fusha e trashëgimisë kulturore nga ana e dy vendeve – shembull i së cilës është hapja e kësaj ekspozite përmes së cilës institucionet dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve kanë mundësinë e këmbimit të përvojash dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen”.

“Bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë do të ndikoj në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore, realizimin e vizitave ndërinstitucionale dhe njohje me praktikën e punës së këtyre institucioneve, do të fuqizohen njohuritë dhe përvojat në menaxhimin, hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore të Trashëgimisë Kulturore. Këmbim i njohurive, eksperiencave në punë, vizitë të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe përfitim kulturor” ka theksuar Hoxha.

Kujtojm se në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve vendosi datën 18 Prill si Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet. Prej asaj periudhe, 18 Prilli shënon ditën e kremtimit dhe promovimit të trashëgiminë kulturore dhe është vlerësuar si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për diversitetin, rëndësinë, nevojën dhe përfitimet e konservimit dhe mbrojtjes të saj.

Më Shumë

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh emocionues duke kujtuar mësimdhënësin...

Arrestohen në Prizren dy persona të kërkuar, dërgohen në vuajtje të dënimit

Janë arrestuar dy persona të kërkuar në Prizren. Sipas policisë, të dy janë dërguar në mbajtje, dhe janë të dënuar me mbi një vit burgim. Më...

Lajmet e Fundit