Hapet konkursi për 3600 vende në Konviktet e UP-së

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2015/2016 me datën 03.09.2015 (e enjte). Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 11.09.2015 (e premte).

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Drejtorisë së Qendrës së Studentëve, gjatë këtij viti Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës do të pranojë afër 3600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

“Duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madh të studentëve dhe kapacitetet e Qendrës së Studentëve nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim. Kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë studentë i rregullt në UP, nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj”.

Sipas njoftimit, “përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale” dhe “çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi). /Telegrafi/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit