-0.6 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Hapet për vizitorë shtëpia muze e Ismail Kadaresë

Në qytetin antik të Gjirokastrës shtëpia ku ka lindur dhe është rritur shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, tashmë e shndërruar në muze, ka hapur më 30 janar dyert për vizitorë.

Që nga viti 1994 Kadare ka vënë këtë shtëpi në shërbim të qytetit përmes një letre publike drejtuar kryetarit të atëhershëm të Gjirokastrës, Bashkim Finos.

Shtëpia, e djegur disa vite më parë dhe e riparuar së fundi, u hap si muze në kuadër të “Vitit kulturor të Ismail Kadaresë (2016)”, të shpallur kështu për nder të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit, që ishte më 28 janar.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se hapja e këtij muzeu është tanimë një arsye më shumë për ta vizituar Gjirokastrën.

“U çelën dyert e shtëpisë së Kadaresë! Pas restaurimit plot shije, një arsye më shumë për të vizituar Gjirokastrën, qytetin që po rilind hap pas hapi pas tatëpjetës së rrënimit rrëqethës të njëzet e kusur viteve pa shtet”, ka shkruar Rama.

Shtëpia pritet të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave dhe turistë.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti ky shkrimtar shqiptar u nderua edhe nga shteti francez me urdhrin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Më Shumë

Gjendja në Malishevë drejt stabilizimit pas reshjeve të fundit

Gjendja në Komunën e Malishevës po stabilizohet pas reshjeve të ditëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, situata është më e qetë dhe niveli i ujërave...

Bashkimi dënohet për sjellje të papranueshme të disa tifozëve: 3 ndeshje pa shikues në tribunën qëndrore dhe mbi 3 mijë euro gjobë

KB Bashkimi është dënuar me 3,200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore, pas sjelljes së papranueshme të...

Lajmet e Fundit