Sot në Nashec të Prizrenit është hapur Qendra e kujdesit për fëmijët, njofton Ambasada e Japonisë në Kosovë.
Në njoftimin e Ambasadës së Japonisë në Kosovë thuhet se Ambasada ka mbështetur projektin e quajtur “Projekti për Renovimin e Qendrës Nachec për Mbrojtjen dhe Fuqizimin e Fëmijëve në Prizren” në kuadër të Grantit të Asistencës së Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore Grassroots (GGP)”.
E sipas njoftimit vlera totale e projektit është 69,189 euro.
Në ceremoni mori pjesë Keisuke Yamanaka, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Shaqir Totaj, Kryetar i Komunës së Prizrenit, Tomas Szunyog, Përfaqësues Special i BE-së, Nona Zicherman, Kryesuesja e UNICEF-it në Kosovë, Pajtim Zeqiri, përfaqësues i Fondacionit Terre des hommes Lausanne në Kosovë dhe aktorët përkatës nga institucionet përkatëse.