-1.2 C
Prizren
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Haradinaj: E dimë ku po hymë dhe çfarë po na pret

Ramush Haradinaj 1Më vjen keq që nuk kemi arritur para zgjedhjeve koalicion. Kam bërë përpjekje, por nuk kishte gatishmëri të duhur. Kjo do të ishte më lehtë sot, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Para nesh ishte opsioni: ose Thaçi i plotë ose i pjesshëm; të pranojmë dështim apo t’i japim ndryshim Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Zona e Debatit të Klan Kosovës.

Sipas tij, opozita vendosi t’i thotë jo Qeverisë “Thaçi 3”, duke krijuar një shumicë në Parlament.

Ai pranon se koalicioni me Nismën e LDK-në nuk është bërë nga dashuria.

“Ne të tre është dashur të marrin vendim: t’i japim drejtim vendit”, thekson Haradinaj. “Është serioze kjo ku kemi hyrë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat, sepse vendimi erdhi pas shumë analizave”.

I pyetur nëse ndodh diçka tjetër, atëherë pesha e përgjegjësisë bie mbi të, Haradinaj thotë: “E dimë ku jemi. E dimë ku po hymë dhe çfarë na pret”.

Haradinajt thotë se këto tri subjekte po e plotësojnë njëra-tjetrën dhe se tashmë janë realitet i një shumice.

Përkitazi me atë se a do t’i ketë duart e lira, nga partitë e koalicionit, thotë se që në takimin e parë ka pyetur: A jeni për të kryer punë?

“A të punojmë seriozisht? A duam të arrijmë sukses? E kam parë një interesim”, thotë ai. “Do të punojë me partnerit, në çdo hap”.

Sipas tij, secili ka pasur opsione tjera, por edhe LDK e NISMA donin të kalojnë “në logjikë të re qeverisës”.

“Edhe ata që sot ndihen si humbës do ta kuptojnë se kjo u bë për të mirën e tyre”, deklaron Haradinaj. “Duhet ta kthejmë Kosovën në vend normal, në vend ku edhe unë e respektoj ligjin e qytetarin”.

Sipas tij, jo vetëm tek AAK, LDK, NISMA e VV, po madje edhe në PDK kanë kuptuar se diçka duhet të ndryshohet për të mirë.

“Duhet të japim njerëz kualitativë. Do t’ju japim mundësi njerëzve jashtë partive”, thotë Haradinaj.

Lumir Abdixhiku, Ardian Gjini, Dastit Pallaska, Arben Gashi, Vjosa Osmani… për të do të ishin emra të duhur për të qenë pjesë e qeverisjes.

“Janë emra të mirëseardhur. Ka me dominu frymë e këtillë te partnerët e koalicionit. Mund të mos jenë këta emra, po ne kemi shumë emra ku na duhet ekspertiza”, thekson Haradinaj, duke shtuar se me partnerët nuk janë të interesuar që të kenë emra të dëmshëm në qeveri.

“Nuk është lehtë me bo një qeveri. Nuk ka qeveri që është 100 për qind e ekspertëve, apo ajo që do të doja unë, apo që do ta votonin qytetarët. Por, qytetarët nuk do të zhgënjehen. Sepse, do të kemi njerëz që do t’i sjellin rezultate këtij vendi”.

Thotë se kolegët e tij e kanë parë programin e LDK-së dhe se ka pjesë të mira për punësim. Ai madje thekson se programet e LDK-së e AAK-së nuk dallojnë shumë.

“Do të fillojë fuzionimi i programeve. E ruaj ambicien ekonomike për rritje dyshifrore. Sa ma ambicioz jemi, edhe suksesi është më i madh. Dëshira ime është për të luftuar për caqe. Do të përputhen parametrat dhe me ndodh suksesi. Kam sinjale edhe prej partnerëve ndërkombëtarë që shumë gjëra do të ndryshojnë. P.sh. e kam ditur që do të hiqen barrikadat dhe që liberalizimi do të hiqet deri në fund të vitit. Dimë ne diçka”, deklaron kreu i AAK-së.

Haradinaj thekson që do të përputh qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje për partneritet në të ardhmen.

“Deri tash nuk kemi arritur ndonjë avancim, pos që t’i themi jo Thaçit”, thotë ai. “Duhet të bisedojmë si të shkojmë tutje. Nuk mund të flas për koalicion me Vetëvendosjen. VV ka thënë: Jo ‘Thaçi 3’, privatizimi ndryshe dhe dialog parimor. Janë gjëra interesante që kanë shkruar. Ne do t’i shqyrtojmë. Nuk e di cili është epilogu, por VV tregoi pjekuri. Unë me kënaqësi do t’i kisha për partnerë, por ata thonë që në partneritet t’i kontribuojnë Kosovës. Është marrëdhënie e re, kualitet i ri, por nuk e di a arrijmë marrëveshje”.

Haradinaj thotë se kalkulimi i Vetëvendosjes është që për dy vjet Kosova mund të jetë gati për zgjedhje të reja.

“Në dy vjet mund të kemi rezultat, por nuk mund ta precizojmë a është dita e epilogut tonë. Ne kur kemi biseduar për marrëveshje, nuk i kemi paraparë dy vite, po një mandat qeverisës. Synimi i VV ka disa argumente dhe e kuptoj pse. VV kërkon që ky mandat të ketë i shkurtë dhe nuk e di a mund të ofrohemi në këtë pozicione”, deklaron Haradinaj.

Haradinaj thotë se është “në dijeni që ka tendenca për pengesa në këtë projekt”.

“Janë dy kampe. Një që synon këtë e tjetri që e pengon. Ju kisha bërë thirrje bllokut tjetër mos ta pengojnë këtë synim. Nëse shkojmë në zgjedhje, e kemi parë edhe këtë aspekt. Do të jemi të gjithë bllok – anti. Nuk ka kthim prapa në këtë projekt. Kjo do të ndodh”, tha Haradinaj në fund të intervistës.

Më Shumë

Mbappe rrezikon sfidën ndaj Bayernit

Kylian Mbappe luajti vetëm njëzetë minutat pjesës së parë ndaj Montpellierit. Sulmuesi francez pësoi një lëndim dhe në Paris janë të shqetësuar, pasi më...

Shkencëtarët tregojnë formulën ideale për të gjetur partnerin e ëndrrave

Në vitin 1962, 2 shkencëtarë zhvilluan një formulë dashurie, e cila do të ndihmonte që çiftet të jetonin në harmoni të plotë. Formula u...

Lajmet e Fundit