16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Haradinaj, i shkruan Agim Çekut rreth statusit të veteranëve të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në cilësinë e ish-Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia ka përcjellë dje kryetarit të Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, qëndrimin rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht vlerësimit të statusit të tyre, konkretisht në zonën e tij të përgjegjësisë, Zonën Operative të Dukagjinit UÇK-së.

Krahas Çekut, Haradinaj e ka informuar edhe presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa, duke ua bërë të ditur se gjatë organizimeve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër fshatra dhe regjione të ndryshme janë formuar shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe në këtë kuadër shumë njerëz janë angazhuar në ngritjen e tyre.

“Krahas organizimit dhe profilizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formimit të brigadave dhe njësive të tjera organizative, të njëjtit kanë vazhduar angazhimin e tyre në kuadër të UÇK-së. Ata, edhe nëse nuk janë përfshirë nëpër brigada dhe njësi të tjera organizative, kanë dhënë kontributin e tyre në shtabet lokale/komunale të UÇK-së dhe kanë qenë pjesë aktive e luftës sonë deri në çlirim. Andaj, shërbimi i tyre nuk përfundon me krijimin e njësive të tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nisur nga kjo, propozoj që të gjithë atyre që ishin pjesë e këtyre shtabeve lokale/komunale të UÇK-së t’iu njihet ajo që iu takon, statusi i ushtarit/veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së”, thuhet në letrën e kryetarit Haradinaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë. Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30. “Raportohet se viktima mashkull...

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Lajmet e Fundit