3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haradinaj viziton familjet e dëshmorëve në Malishevë: Investimi më i mirë jetësor është ai për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Malishevë me shumë miq e bashkëluftëtarë.

Ai është shprehur se investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet.

“Investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet. Sa më i fortë që është shteti, si e arritura jonë më e madhe, aq më të fortë jemi secili prej nesh. Ashtu dhe sot, qëndrova në Malishevë, me shumë miq e bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve për liri, me njerëz që dhanë shumë e vazhdojnë të japin për shtetin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tregoi se cilën familje e ka vizituar sot së pari, përcjell Klankosova.tv

“Fillimisht kam vizituar familjen e dëshmorit Daut Paqarizi në Dragobil, ku u pritëm nga i biri i tij Avdiu, familje e cila nga sot na u bashkua në rrugëtimin tonë politik në AAK. Më pas, në organizim të Nuredin Kastratit dhe Kastriot Berishës, qëndrova në shoqëri të udhëheqësve të shoqatave të dala nga lufta, deputetit Bekë Berisha, ndërmarrësve vëllezërve Blakaj, Ukë e Kastriot, e shumë bashkëluftëtarëve e familjarëve të Dëshmorëve”, ka shtuar ai.

Haradinaj gjithashtu ka ndarë edhe medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

“Sot kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, për Dëshmorin Daut Paqarizi, për Ferat Shala – Plaku, ndër luftëtarët e parë dhe më në moshë të Brigadës 121 Kumanova, invalidit të luftës, Isa (Hamez) Berisha post mortem dhe për tre martirët e familjes Kastrati, Isufin, Jahirin e Zymerin”, ka përfunduar Haradinaj.

 

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit