Hashim Thaçi po shkon në Beograd

Tashmë është edhe zyrtare. Ministri i punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar shkuarjen në Beograd në konferencën për integrime evropiane të Ballkanit Perëndimor, thekson organizatori – Këshilli Rinor për Edukim. OJQ në fjalë me përkrahjen e ambasadës britanike në Beograd nga 23 deri më 25 prill organizon konferencën “Integrimet Evropiane të Ballkanit Perëndimor: Bashkë mundemi më mirë”, në të cilën 20 oratorë do të diskutojnë për integrimet evropiane të vendeve në rajon.

Siç njoftohet në kumtesën që e përcjell B92, pjesëmarrjen në të, pos Thaçit, e kanë konfirmuar edhe zëvendësi i tij Petrit Selimi, sekretarja shtetërore për integrime evropiane të Maqedonisë, Ana Blazhevska, zëvendësdrejtorja e drejtorisë për integrime evropiane të BH-së Darja Ramlak, ministri këshilltar nga BH

Sherif Mujkanoviq, ambasadorja e Maqedonisë në Beograd Vera Jovanovska-Tipko dhe ambasadori britanik Denis Kiff.
Këshilli Rinor për Edukim thekson se ftesën për të folur në konferencë e kanë marrë katër ministra të punëve të jashtme, nga Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, përfaqësuesit e delegacioneve të BE-së, ambasadat në Beograd dhe opinioni profesionist.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit