6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Haskuka: Edhe Prizreni mund të futet në karantinë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat e institucioneve dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas tij, nëse qytetarët vazhdojnë të dalin në qytet, edhe Prizrenit mund të futet në karantinë.

“Të gjithë duhet t’i respektojmë masat, mos të dalim nga shtëpitë dhe të qëndrojmë në shtëpi. Nuk ka justifikim, dalja jashtë pos për ushqim apo barna”, shkruan Haskuka, transmeton “PrizrenPress”

“Në Prishtinë sot është shpallur karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve që rezultuan pozitive. Nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe në Prizren mund të shpallet karantina”.

Haskuka, ka konfirmuar tri rastet e reja me koronavirus në Prizren.

“Më herët me telefonatë u njoftova nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që sot në Kosovë janë diagnostifikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste me COVID-19, ndërsa nga këto raste tri (3) janë nga komuna e Prizrenit”, shkruan Haskuka.

“Ekipet do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19 dhe të gjithë do të intervistohen dhe do të testohen. Ata që kanë ndonjë simptomë duhet të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën nëpërmjet telefonit në numrin 194 ose 038 200 80 800”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit