2.7 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Haskuka: Hasi me kërkesa të sinqerta

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, brenda dy ditëve ka zhvilluar dy vizita në Has.

Ai, tha se kërkesat e banorëve të fshtrave të Hasit, janë shumë të sinqerta.

“Të mërkurën fshati Lubizhdë u kyç në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa sot, në dëgjimin publik, morëm propozim – projektet infrastrukturore të paraqitura nga banorët e zonës së Hasit, drejtuar Komunës së Prizrenit, të cilat kryesisht ishin për Drejtorinë e Shërbimeve Publike”, shkruan Haskuka në “Facebook”.

“Nga banorët e kësaj zone kryesisht janë paraqitur kërkesat e njëjta me disa përjashtime: rregullimi i ujërave të zeza, rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, shtrimin, riparimin dhe zgjerimin e disa rrugëve të caktuara, rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 1.6 km, forcimi e rrymës elektrike, shtigje për këmbësorë, ndriçimi publik dhe vendosja e shenjat horizontale të komunikacionit”.

“Pastaj rregullimi trotuareve, rregullimi i oborreve të shkollës dhe drenazhimi i tokave bujqësore”.

“Nga banorët e fshatit Romajë është kërkuar rregullimi i oborrit të shkollës , ndërtimi i një fushe futbolli dhe i një ambulance”.
“Në Gorozhup është kërkuar rregullimi i kroit të fshatit dhe të ndërpritet uzurpimi i hapësirës përreth tij”.

“Më gëzon fakti se qytetaria aktive e kësaj ane, për të përmirësuar kushtet e jetës, është e sinqertë dhe shumë e qartë për mundësitë e realizimit të projekteve, të cilat varësisht nga prioriteti do të jenë pjesë e buxhetit për vitin e ardhshëm”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Shi dhe borë sot

Mbi vendin tonë, të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Si pasojë e ndryshimit të situatës meteorologjike, Instituti...

Lajmet e Fundit