Haskuka inspekton punimet e ndërtimit të stadiumit në fshatin Zhur

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga nënkryetari Eshref Memaj dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ehat Oreshka, kanë inspektuar punimet që po realizohen në ndërtimin e stadiumit në fshatin Zhur.

“Për shkak të pengesa të ndryshme në realizim që janë shfaqur nga projekti fillestar, projekti është dashur të revidohet për t’i tejkaluar këto pengesa dhe tashmë punimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar, thuhet në njoftim të Komunës, përcjell PrizrenPress.

Sipas planifikimit, deri në fund të këtij viti pritetet të realizohen rreth 80% të punimeve.

Stadiumi i fshatit Zhur është projekt i përbashkët mes Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport./PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit