Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë në repasazh.
Në ndeshjen e repasazhit, Fazliu triumfoi ndaj italianes Thauany David Capanni Dias nga Italia, duke e mposhtur me Yuko dhe duke siguruar kështu një vend në ndeshjen për medalje.

Për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare do të përballet me Yana Makretskaya nga Bjellorusia, në një duel vendimtar për podium.
Fazliu synon të sjellë një tjetër medalje për Kosovën, duke vazhduar traditën e sukseseve të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
