Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme.
Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare, duke konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me njërin prej futbollistëve të dalë nga akademia e klubit.

Sipas njoftimit të Lirisë, Susuri është shembull i përkushtimit dhe besnikërisë ndaj fanellës bardhezi, ndërsa me punën, karakterin dhe kontributin e tij konsiderohet një pjesë e rëndësishme e projektit të klubit për sezonet në vijim.
Me vazhdimin e kontratës së Xhevat Susurit, Liria vazhdon të mbështetet te futbollistët e dalë nga akademia e saj, duke synuar ruajtjen e bërthamës së skuadrës për sfidat e ardhshme./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
