10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Haskuka raporton për masat e marra kundër virusit COVID-19

Kryetari i Kmunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një konferencë për media, ka folur për masat që janë marrë kundër virusit COVID-19.

“Në Komunën tonë për të menaxhuar këtë situatë kemi krijuar Shtabin Emergjent qysh më 11 mars, ku të përfshirë janë edhe institucionet e tjera jashtë Komunës siç janë Spitali Rajonal, Policia e Kosovës, FSK-ja, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe kompanitë publike rajonale”, ka thënë Haskuka.

“Nëpërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë kemi krijuar kontroll të gjendjes shëndetësore të të ardhurve nga pika kufitare në Morin dhe kemi riorganizuar sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor duke iu përshtatur masave preventive për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjithashtu kemi blerë edhe pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësor”.

“Në aspekt të organizimit të punës, kemi reduktuar stafin dhe kemi organizuar punën për funksionim në distancë nëpërmjet internetit duke vazhduar t’i ofrojmë të gjitha shërbimet administrative të Komunës”.

“Me Drejtorinë e Arsimit që nga dita e parë kemi punuar në organizimin e mësimit nga distanca dhe ende pa u funksionalizuar sistemi nga Ministria e Shëndetësisë, kemi shfrytëzuar mënyrat alternative për të ofruar mësime online tek nxënësit”.

“Gjithashtu kemi ofruar ndihmë me pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, përfshirë këtu edhe familjet që nuk janë në kategoritë sociale por që kanë nevojë për ndihmë. Deri më tani kemi shpërndarë rreth 700 pako ushqimore dhe kështu do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim. Kurse me qëllim të mbështetjes së qytetarëve nga aspekti psikologjik, kemi filluar të japim këshillime psikologjike nga psikologët profesionalë nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve”.

“Në anën tjetër me bashkëpunimin e suksesshëm mes Inspektoratit komunal dhe Policisë së Kosovës jemi kujdesur që të bëjmë mbikqyrjen e respektimit të masave të marra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, siç janë mbyllja e disa bizneseve hoteliere, ruajtja e distancës mes qytetarëve etj”.

“Si masë tjetër mbrojtëse, kemi bërë edhe dezinfektimin e hapësirave të ndryshme përfshirë objektet publike të komunës së Prizrenit, qendrat e Mjekësisë Familare, hapësirat publike, hyrjet dhe ashensorët e banesave kolektive etj. Dezinfektimi i hapësirave po vazhdon edhe më tej në baza periodike”.

“Ne kemi krijuar edhe një vend të përshtatshëm për karantinë, duke e përgatitur pushimoren në Nashec për këtë qëllim. Këtu kemi bërë gëlqerosjen, dezinfektimin dhe pajisjen e të gjitha objekteve me pajisje të nevojshme. Pushimorja e shndërruar në karantinë do të mbetet si vend alternativ që mund të përdoret në rast nevoje, me kapacitet prej 60 personave”.

“Për fund, lus qytetarët edhe njëherë që t’i respektojnë masat mbrojtëse, të rrijnë sa më shumë në shtëpi, të mbajnë distancën me të tjerët dhe të kenë kujdes të shtuar për higjienën personale, ngase kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar këtë virus”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit