Haskuka: Unë, kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, premton se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, pavarëisht bindjeve politike.

“Pasi dje mora qindra mesazhe përkrahjeje nga pjesëtarët e komunitetit turk, lidhur marrëveshjet së nënshkruara për balotazh, më duhet të sqaroj se unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa marre parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo politike”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Gjatë qeverisjes sime në asnje mënyre nuk do te anashkaloj kërkesat e komunitetit të tyre pa marrë parasysh koalicionet për balotazh”.

“ Fundja zgjedhja është në dorën e qytetarëve dhe të gjithë ata që janë të pakënaqur me qeverisjen e deritashme e kanë një adresë të sigurtë për ndryshime”.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit