18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Haxhi Avdyli: Komandant Drini, vigan i orëve më të vështira të historisë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, thotë se ishte me fat që e ka njohur Ekrem Rexhën (Komandant Drini).  Sipas tij,  komandant Drini ishte një oficer karrriere, trim, i menqur dhe i vendosur për të luftuar për liri por edhe për të denoncuar cdo padrejtësi.

Avdyli tregon se duke njohur karakterin e këtij njeriu ishte e ditur që profiterët e luftës dhe manipuluesit do e eliminonin.

Postimi i plotë i Avdylit në Facebook:

Pata fatin ta njoh gjatë kohës së luftës Komandant Drinin , një oficer karrriere, trim, I menqur dhe I vendosur për tëluftuar për liri por edhe për të denoncuar cdo padrejtësi.

I tillë ishte Ekrem Rexha, komandant Drini,I cili u vra më 8 Maj 2OOO në Prizren në një atentat, autorët e të cilit deri më sot nuk janë zbuluar.Megjithë faktin se u zhvillua edhe një proces gjyqësor, por pa rezultate konkrete !

Duke njohur karakterin e këtij njeriu ishte e ditur që profiterët e luftës dhe manipuluesit do e eliminonin Do e bënin këtë sepse ishin të rrezikuar nga mosgatëshmëria e tij për tu bërë bashkëpjesëmarrës në kriminalizimin e pronës publike nga profiterët e dyshimtë e pasluftës.Ai nuk ishte I gatshëm për të devijuar nga idealet e luftës tonë të lavdishme clirimtare dhe vazhdimisht ka ngritë zërin kundër kësaj të keqe,

Dhe për këtë me 8 maj para 15 vjetësh u vra pabesisht para pragut të shtëpisë.

Të nderuar miq

Nesër mbahet mbledhja komemorative kushtuar Komandat Drinit e organizuar nga KK e Prizrenit dhe familja Rexha.

Ne si Ldk nuk kemi si të mos marrim pjesë në në përkujtim të këtij vigani të orëve më të vështira të historisë.

Fatkeqësia më madhe është qe nesër ka mundësi që në këtë mbledhje ,në të njëjtën sallë mund të jenë edhe vrasësit dhe urdherdhënësit e kesaj vrasje të cilët kurrë su zbuluan.

Nesër ka mundësi po keta vrasës do të derdhin lotë krokodili , do vajtojnë dhe do madhërojnë atë që vetë e eliminuan.

Por ne nesër do jemi aty ,dhe do I shikojmë vrasësit në sy ,të cilët do duhej të turpëroheshin para fëmijeve të tyre dhe familjes Rexha.

E shfrytësoj rastin që të bëjmë thirrje bashkarisht , të gjithë atyre njerzve patriot që dinë dicka ,që kanë parë apo që kanë qenë pjesëmrrës në vrasje ,ta vrasin ndërgjegjen që për hirë të vendit ,në nderim të lirisë tonë dhe në nderim të Komandant Drinit ,të tregojnë për këtë ngjarje makabre dhe të zbulojmë autoët dhe urdherdhënësit e vrasjes .Këtë ia keni obligim Kosovës ,Prizrenit dhe familjes Rexha.

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Prizren/ Ushtarët ukrainas certifikohen për deminim nga FSK-ja

Gjatës ditës së sotme në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e diplomimit të kontingjentit...

Lajmet e Fundit